Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare hakeri i njohur, Kevin Mitnick, i cili dikur ishte një nga kriminelët kibernetikë më të kërkuar nga FBI.

Kevin kaloi pesë vjet burg për mashtrime kompjuterike dhe kabllore në vitet 1990. Por pas lirimit të tij nga burgu në vitin 2000, ai u bë haker i njohur i “kapelës së bardhë”, konsulent dhe autor i sigurisë kibernetike.

Ai ndërroi jetë të dielën pas një beteje 14-mujore me kancerin në pankreas, shkruan BBC. 

Në vitet 1990, Mitnick fitoi famë duke hyrë në faqet e internetit të qeverisë dhe rrjetet e korporatave, duke përfshirë Pacific Bell, ku vodhi të dhënat e korporatës dhe të dhënat nga kartat e kreditit.

Ai ishte i përfshirë në vjedhjen e mijëra numrave të kartave të kreditit dhe skedarëve të të dhënave në të gjithë vendin, përveç punës së tij në rrjetet celulare të vendit, duke vandalizuar sistemet kompjuterike të korporatave, qeverisë dhe universiteteve.

Ai u quajt si hakeri kompjuterik “më i kërkuar” në botë nga hetuesit.

Një ndjekje dyvjeçare mbarëkombëtare e FBI-së çoi në arrestimin e tij në vitin 1995 ku u deklarua fajtor për mashtrim kompjuterik dhe me kabllo./Albeu.com/