Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se ka thelluar bashkëpunimin me komunën e Vitisë.
“Ky memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Tearcës dhe Komunës së Vitisë, ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar të qëndrueshëm ndërmjet të dy komunave.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkombëtar do të realizohen objektivat e parapara të partneritetit të qëndrueshëm në fushën e arsimit, kulturës, rinisë, sportit, në fushën e zhvillimit mjedisor, bujqësor, ekonomik dhe në fusha të tjera në interes të qytetarëve të të dyja komunave përkatëse.” tha kryetari i komunës së Tetarcës Nuhi Neziri, përcjellë Top24
