Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka konfirmuar se është takuar me Artan Grubin, ndërsa procesin gjyqësor ndaj tij e ka cilësuar si hakmarrje politike.
Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Osmani pretendoi se procesi ndaj Grubit nuk ka bazë dhe se, sipas vlerësimeve të ekspertëve, bëhet fjalë për një proces me prapavijë politike.
“Po, e kam takuar. Shih, realisht procesi gjyqësor që është këtu, e thonë ekspertët, jo ne, e thonë maqedonasit, të cilët deri dje e kanë sharë BDI-në. Thonë është cirk, është shou politik. S’ka bazë për asgjë. Është pjesë e kësaj lufte politike dhe hakmarrje politike që bëhet. Në këtë drejtim nuk kemi pse gjykojmë, por natyrisht janë institucionet ato që përfundimisht do ta marrin vendimin”, deklaroi Osmani.
