Presidenti Stevo Pendarovski dje ka dërguar mesazh në zyrën e homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhoski.

Zyra e Pendarovskit nuk jep më shumë detaje për përmbajtjen e mesazhit. Ky mesazh vjen pasi Pendarovski në një intervistë tha se do t’i drejtohet Erdoganit për një ekstradim të shpejtë dhe efikas të Palevskit./Fokus