Ish-presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për „360 Shkallë“, theksoi se gjatë mandatit të tij si president i Maqedonisë, ka pasur një kërkesë për kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ai potencoi se në kabinetin e tij presidencial është biseduar për kthimin e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe se për këtë ekzistojnë edhe transkripte.
Pendarovski vuri në dukje se në një nga këto takime, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së dhe ai i BE-së, kreu i LSDM-së e konsideronte atë si problem sepse nuk donte ta falte Gruevskin. Pendarovski ishte i shqetësuar për përgjegjësinë dhe insistonte që të miratohej një ligj për amnisti përmes Kuvendit.
“Në atë periudhë kishte spekulime, ndaj më duhet të jem i sinqertë: brenda krerëve të partisë së atëhershme në pushtet, unë isha një nga problemet sepse nuk doja ta mbështesja faljen e Gruevskit. Në atë moment, ai kishte deja dy aktgjykime të plotfuqishme dhe mund të kthehej vetëm përmes faljes sime ose me një ligj për amnisti në Kuvend. Një ligj i tillë u miratua në vitin 2018, me 92 vota nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, duke përfshirë pjesërisht edhe persona të tjerë, përfshirë ata që votuan për ndryshimet kushtetuese”, theksoi Pendarovski.
Pendarovski thotë se një kërkesë e tillë, për kthimin e Gruevskit në Maqedoni, kishte ardhur nga partia e tij, atëherë në pushtet, LSDM, me qëllimin përfundimtar për të ndikuar në dobësimin e VMRO-DPMNE-së përpara zgjedhjeve të vitit 2024.(INA)
