Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me përfaqësuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara fizike “Mobility” nga Shkupi ndanë 5 skuter elektrik për personat me aftësi të kufizuara fizike, në kuadër të projektit “Personi i lëvizshëm – individ i suksesshëm”.

Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara është një nga prioritetet e programit tonë dhe ne mbështesim vazhdimisht aktivitetet për arritjen e këtij qëllimi. Realizimi i projekteve tona përmirëson cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara fizike nga pikëpamja shëndetësore, sociologjike, arsimore, kulturore dhe ekonomike. Shfrytëzuesve u jepet mundësia të fitojnë mobilitet që është i nevojshëm për bashkëpunim të ndërsjellë, rrjetëzim dhe rrënim të stereotipeve – theksoi Arsovska.

Qyteti i Shkupit informon se projekti “Personi i lëvizshëm – individ i suksesshëm”, i përkrahur nga Qyteti i Shkupit në përputhje me programin për aktivitete në fushën e mbrojtjes sociale, është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të qytetit, nga projektet e deritanishme janë shpërblyer edhe elektromotor për personat me aftësi të kufizuara dhe karroca për personat me aftësi të kufizuara fizike.