Një zjarr masiv ka përfshirë sot një depo bojërash dhe llaqesh në fshatin Falishë të Tetovës. Kjo situatë ka shkaktuar ndotje masive, ashtu që retë toksike kanë mbërritur edhe mbi Tetovë.
Sipas Qendrës për Menaxhim Me Kriza, zjarri ka shpërthyer sot rreth orës 10:30, që ka marrë flakë masive. Brenda një periudhe disa orëshe zjarri është shuar me ndihmën e zjarrëfikësve nga Tetova, por edhe nga Shkupi, Gostivari dhe Kumanova.
Për shkak të tymit të dendur dhe jashtëzakonisht të dëmshëm, banorët janë paralajmëruar që të dalin në ambiente të hapura dhe të mbyllin dritaret e shtëpive. (INA)
