Një 26-vjeçar që po vuan dënimin në Burgun e Idrizovës, ka qenë cak i një sulmi fizik nga më shumë të burgosur të tjerë, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më datë 06.12.2023 në ora 16:00 në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është denoncuar se më datë 05.12.2023, rreth orës 08:30, në repartin gjysmë të hapur, i dënuari N.D.(26) është sulmuar nga më shumë persona të dënuar. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim, përcjell TV21.
