Në një deklaratë për media, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.
“Unë kam kërkuar që në ditën e parë zgjedhje të parakohshme, por s’është befasi. Nesër me pas zgjedhje jam i gatshëm sigurisht”, u ka thënë Ahmeti gazetarëve, duke komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit dhe kreut të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se së shpejti do të ketë zgjedhje.(INA)
