Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit Servet Pëllumbi duke shkruar se “Ai ishte një figurë e respektuar e mendimit politik dhe akademik shqiptar, nga i cili mësuam vlerën e dialogut, urtësisë dhe kompromisit në shërbim të proceseve demokratike. Profesori la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike shqiptare, duke kontribuar me përkushtim në ndërtimin e kulturës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Nga ai mësuam se sfidat kapërcehen përmes fjalës, respektit dhe vizionit për të ardhmen”, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe intelektualit të shquar, Profesor Servet Pëllumbi. Ai ishte një figurë e respektuar e mendimit politik dhe akademik shqiptar, nga i cili mësuam vlerën e dialogut, urtësisë dhe kompromisit në shërbim të proceseve demokratike.

Profesori la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike shqiptare, duke kontribuar me përkushtim në ndërtimin e kulturës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Nga ai mësuam se sfidat kapërcehen përmes fjalës, respektit dhe vizionit për të ardhmen.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Profesor Servet Pëllumbin. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e memories sonë kolektive.