Të nderuar banorë,

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj edhe për një realizim të premtimit të dhënë para jush – Vënien në funksion të rrjetit të ri të ujësjellësit në komunën e Sarajit.

Për shkak të realizimit të projektit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili do të zgjidhë përgjithmonë problemin e kahmotshëm në vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq, Llaskarcë, ndërsa më pas Semenisht dhe Çajlanë, njoftojmë banorët që sot me datë 25.05.2024, ditë e shtunë, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit të së dielës, datë 26.05. 2024, për shkak të kyçjes së rrjetit të ri, pritet ulje e presionit të ujësjellësit për qytetarët në komunën e Sarajit.

Me përfundimin e këtij projekti, banorët e komunës tonë do të kenë uj të pijshëm pa ndërprerje 24 orë.