Çmimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i naftës do të ulet për 5,5 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë do ulet për 6,5 denarë për litër. 

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Vaji ekstra i lehtë 103,5 den/l

Nafta – 94,5 den/l

Benzina BS-98 – 88,0 den/l

Benzina BS-95 – 86,0 den/l