Fronti Europian dhe BDI-ja ende nuk kanë ndonjë vendim në lidhje me atë se si do të garojnë në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se të gjitha palët do të mblidhen për të diskutuar çështjen në fjalë.

“Akoma nuk është biseduar kjo çështje, do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet e tërë situata”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se e vlerëson vendimin e Taravarit për ndarje nga VLEN.

“Akoma nuk është ndërtuar ndonjë strategji. Z.Taravari më duket se tha unë nuk kam lindur në qeveri, në momentin që do të jetë i papranueshëm, jo i përshtatshëm, ai mund të largohet, por këto janë çështje të z.Taravarit, nuk janë çështje të BDI-së, as të Frontit Europian, janë çështje të brendshme që z.taravari duhet t’i drejtojë dhe duhet t’i menaxhojë. Unë shoh që VLEN-i nuk është VLEN, por është LEN”, tha Ahmeti.

I pyetur nëse ka ndonjë marrëveshje me Arben Taravarin për zgjedhjet lokale, Ahmeti tha:

“Akoma nuk ka biseda finale, BDI akoma nuk i ka thirru organet drejtuese të partisë. Mendoj që brenda javës do të thirren organet më të larta të partisë, do të shqyrtohen të gjitha situatat”, theksoi Ahmeti.