Gjatë vizitës në burgun më të madh në vend, “Idrizovë”, “Focus” ka vizituar edhe qelinë ku ishte duke vuajtur dënimin me burg ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, në pjesën e grave.

Ajo tashmë është larguar nga burgu. Një tjetër e burgosur është vendosur në dhomën e saj.

Dhoma ku ajo ishte vendosur dukej e mirë në shikim të parë. Me dritare te reja, nje kat relativisht i ri dhe i mobiluar komodë.

Përballë dhomës së saj është dhoma e ish-prokurores speciale publike, Katica Janeva..

Më 1 nëntor, Jankulloska pas tri vitesh doli nga burgu, pasi Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi kërkesën e saj për lirim me kusht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg për rastin “Tanku”.

Me rastin e marrjes së këtij vendimi janë marrë parasysh disa faktorë – se ajo është nënë e një fëmije pesëvjeçar, të cilit i është hequr kujdesi dhe edukimi i nënës, si dhe sjellja e saj në burg.

Në seksionin e femrave, mund të ndjeje se dhomat ishin rregulluar nga dora e një gruaje. Është edhe një grua e dënuar me burgim të përjetshëm, gruaja nga Dibra, e cila vrau babanë, nënën dhe motrën e saj.