Kryeministri i RMV-së dhe njëkohësisht kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nuk është edhe aq i dëshiruar brenda partisë së cilës i takon. Sipas disa informacioneve jozyrtare të cilat i ka pranuar redaksia jonë thuhet se në janar pritet shkarkimi i tij, informon POPULLI.mk

Sipas disa informacioneve që qarkullojnë ditëve të fundit, por edhe me aq sa ka pranuar redaksia jonë nga disa burime brenda partiake thuhet se brenda LSDM-së nuk është se aq shumë e duan kryetarin aktual, Kovaçevski dhe pritet që në muajin janar të vitit 2024 të shkarkohet nga ky funksion.

Me vetë faktin që LSDM kohëve të fundit ka pësuar disa ndryshime, që nga dorëheqja e Zoran Zaevit ka rënë shumë përkrahja e partisë te tabori maqedonas.