Në katin e gjashtë të godinës së Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve ndodhen zyrat e dhjetë portaleve të Artan Grubit, të cilat financohen me paratë e qytetarëve. Kjo akuzë është bërë nga Lidhja Europiane për Ndryshim. Siç thonë ata, kjo është një organizatë kriminale e paimagjinueshme deri më tani. Anëtarët e Lidhjes Europiane për Ndryshim ngjitën ngjitëse me emrat e portaleve në derën e ndërtesës së Ministrisë së Sistemit Politik.
“Të gjithë ne kemi informata se Artan Grubi ministrinë të cilën e menaxhon e ka shëndrruan në qendër mediatike por askush nuk i imagjinonte përmasat kriminele në të cilën ai kishte kaluar. Në vend që ministrinë ta shfrytëzojë në interes të qytetarët ai atë e ka shëndrruar në kazan propagandistik pët të sulmuar me shpifje oponentët e tij politik por duke mos i kursyer as prokurorët e gjykatësit siç ishte rasti me zonjën Besa Ademi”, tha Albi Qamili nga Lidhja Europiane për Ndryshim.
