Kryeministri Hristijan Mickoski reagoi me ironi ndaj pyetjes së gazetarëve nëse do të vazhdojë bashkëpunimi me ministrin Fatmir Limani, pavarësisht marrëdhënieve të përkeqësuara mes partnerëve të koalicionit VLEN.
pyetur drejtpërdrejt për situatën dhe raportet brenda koalicionit, Mickoski u përgjigj shkurt dhe me ton ironik:
“A do të vazhdojë bashkëpunimi me ministrin Limani pavarësisht marrëdhënieve të përkeqësuara me VLEN? Epo, e shihni që ministri Limani është me mua”, tha ai duke qeshur.
Deklarata e tij u interpretua si një përgjigje e drejtpërdrejtë, por edhe me dozë humori, në lidhje me raportet politike dhe diskutimet e fundit rreth stabilitetit të bashkëpunimit në qeveri.
Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur në opinion po shtohen komentet për marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit dhe funksionimin e brendshëm të shumicës qeverisëse./Ora24.tv
