Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme priti në takim të riun nga Gostivari Albon Rexhepi shqiptari që udhëheq me kompaninë DEWETRON, e cila dha kontribut në misionin Artemis II, në sigurinë dhe mbikqyrjen gjatë rrugëtimit të kapsulës Orion, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Urime dhe shumë suksese për Albon Rexhepin nga Çegrani i Gostivarit, i cili me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij po bëhet pjesë e historisë së teknologjisë dhe eksplorimit hapësinor.

Është krenari të shohim një shqiptar që udhëheq me kompaninë DEWETRON, e cila dha kontribut në misionin Artemis II, në sigurinë dhe mbikqyrjen gjatë rrugëtimit të kapsulës Orion.

Të urojmë edhe më shumë suksese në rrugëtimin tënd profesional, arritje të reja dhe projekte që do të vazhdojnë të na bëjnë krenarë të gjithëve. Suksese Albon.