Aktori i madh shqiptarë Çun Lajçi përmes një postimi ka dalur në mbështetje të studentëve shqiptarë për protestën e thirut më 18 Maj në Shkup. Lajçi shkruan se studentët shqiptarë nuk duhet lënë vetëm sepse ata po protestojnë për gjuhën tonë, ndërsa paralajmëron se do të jetë prezent dhe vet ai personalisht, shkruan Top24
Më 18 maj!
Mbajeni mend ditën e muajin.
Janë protestat studentore në Maqedoninë e Veriut.
Studentët shqiptarë protestojnë për gjuhën,
për të drejtën e tyne të padiskutueshme.
A duhet t’i mbështesim?
Duhet, dhe duhet, e duhet!
Mos bani pyetje të tipit: “A duhet?”
Dilni dhe mos i lini fëmijët vetëm.
Ata po protestojnë për gjuhën tonë.
Mua më keni aty, të lodhur e të plakur!
Ju kurrë s’do të jeni vetëm.
